Superliga e Kosovës, sot luhet një ndeshje

Të premten është paraparë zhvillimi i vetëm një ndeshje në Superligën e Kosovës.

Xhiroja e 13-të hapet me sfidën mes KF Llapit dhe Drenicës, që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Këto dy skuadra në këtë ndeshje vijnë me rezultate të kundërta, me Llapin që ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit, dhe në anën tjetër Drenica numëron dy fitore.

Skuadra e Tahir Batatinës që renditet në vendin e pestë me 20 pikë, ka nevojë për fitore për të mbajtur hapin me liderët e Ballkanit, që kryesojnë me 26 pikë.

Ndeshja mes Llapit dhe Drenicës fillon nga ora 13:00.

loading…