Superkupa e Spanjës, Real Madrid – Bilbao, Barça – Sociedad

Ndeshjet do të luhen me 13 dhe 14 janar në Córdoba dhe Málaga, derisa finlaj pak ditë më pas me 17 janar në stadiumin La Cartuja, në Sevilla.

Është hedhur shorti për Superkupën e Spanjës.

Kampioni i La Ligës, Real Madridi, do të ketë punë me Athletic Bilbaon, skuadër që ditë më parë e mposhti 3-1 në kuadër të La Ligës.

Në anën tjetër, Barça do të ketë punë me Real Sociedadin, që gjithashtu u përballë edhe këtë xhiro dhe e mposhti 2-1 në Camp Nou.

Ky është viti i dytë i Superkupës së Spanjës me format të ri ku katër skuadrat më të mira të sezonit luajnë për trofeun e tretë në Spanjë, dy finalistët e Kupës si dhe kampioni me vendin e dytë në La Liga.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me 13 dhe 14 janar, derisa finalja me 17 janar.