“Super Mario i vërtetë” vdes në moshën 84 vjeçare

Mario Segale, njeriu pas së cilit u vë emri i super heroit të video lojës Super Mario, ka vdekur.

Segale ishte një italiano-amerikan i suksesshëm në ndërtim pronash nga Washingtoni.

Në vitin 1980, ai dha me qira një depo Nintendos së Amerikës, të cilët vendosën që ta emërtojnë yllin e video lojës pas tij.

Super Mario fillimisht quhej Jumpman derisa Nintendo vendosi që karakterit të tyre t’i vendosnin një emër më real.

Segele thoshte se ishte vetë presidenti e themeluesi i Nintendos, Minoru Arakawa ai i cili i tregoi se heroi i video lojës së tyre e mbante emrin e tij.

Mario la pas gruan e tij, katër fëmijë e nëntë nipa e mbesa.

Seritë e Marios shpesh janë cilësuar si videolojërat më të suksesshme të të gjitha kohërave.