16.03.2020 – Ditët në vijim do të karakterizohen me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Të martën temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Natën e së martë dhe ditën e mërkurë një bërthamë e masave të ftohta ajrore nga Skandinavia do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjellë vransira kalimtare me erëra më të theksuara nga verilindja, derisa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.
Edhe në pjesën e dytë të javës mbetet mot kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Vlerat e cilësisë mbeten përreth vlerave mesatare dhe të mira.

17.03.2020 – Kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare. Në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës mot më i butë. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 1-6m/s. Indeksi UV: 5.
18.03.2020 – Kryesisht me diell, me vransira kalimtare gjatë ditës. Erë mesatare nga verilindja 5-10m/s. Indeksi UV: 4. /PrishtinaWeather