Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për subvencionimin e nënave lehona me nga 500 euro.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për subvencionimin e lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Postimi i plotë:
𝐏ë𝐫𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐳𝐨𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 – 𝟓𝟎𝟎€ 𝐩ë𝐫 ç𝐝𝐨 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞
Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit.







