Super Hëna: Sonte të gjithë me sytë nga qielli për të parë spektaklin qiellor

Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror.

“Është diçka që i intereson të gjithë botës. Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke“, thotë shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young.

Në 2500 vende, astronomë dhe romantikët do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të  parë hënën. Gjithashtu  ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione.