Super Bowl

Super Bowl 2024, transmetimi më i shikuar televiziv në SHBA që nga zbarkimi në Hënë më 1969-të

Super Bowl-i i këtij viti u shikua nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbarkimi në Hënë në vitin 1969.

Vlerësimet paraprake televizive amerikane e vendosin lojën e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11, e cila u pa nga rreth 125 deri në 150 milionë njerëz.

Kansas City Chiefs mundi San Francisco 49 25-22 në kohën shtesë.

Pjesëmarrja e shumëpritur e Taylor Swift për të parë të dashurin Travis Kelce mund t’i ketë rritur shifrat.

Pati shumë spekulime në prag të ngjarjes nëse Swift do të kthehej nga Japonia, ku ajo kishte performuar në turne.

Sipas Variety, ka disa debate se sa ajo ndikoi në numrin e audiencës, por firma kërkimore e konsumatorit Numerator doli në përfundimin nga një sondazh blic se 20% e shikuesve të Super Bowl ishin duke u mbështetur në Chiefs për shkak të marrëdhënies së këngëtares me Kelcen.

Kamerat sigurisht që po shijonin faktorin Swift, duke përfshirë pamjet e yllit duke hyrë në arenë, duke u shoqëruar me aktoren Blake Lively dhe reperin Ice Spice dhe duke puthur Kelcen pas ndeshjes teksa festonin fitoren.

Nga shikuesit e këtij viti, 112 milionë nga mesatarja 123.4 milionë e shikuan lojën në CBS, ndërsa pjesa tjetër duke u akorduar në kanalet dixhitale Paramount+, Nickelodeon, Univision, CBS Sports dhe NFL.

Sipas analistëve të medias Nielsen, një rekord prej 202.4 milionë njerëz ndoqën të paktën një pjesë të lojës.

Shifrat e këtij viti mund të jenë ndihmuar edhe nga fakti se Nielsen ka ndryshuar mënyrën se si i numëron njerëzit që shikojnë jashtë shtëpive të tyre – për shembull me miqtë ose familjen, ose në bare.

Ndeshja Super Bowl e vitit të kaluar mes Chiefs dhe Philadelphia Eagles u ndoq nga 115.1 milionë shikues.