Super bomba shqiptare tregon cili gjest i birit e bëri të qajë

Adrola Dushi është nënë e një djali 4 vjeçar me emrin Troi me të cilin jeton në Amerikë dhe ka një lidhje shumë të ngushtë.

Në një intervistë për “Prive”, Adrola ka treguar se Troi është miku më i shtrenjtë për të. Modelja ka treguar edhe një histori prekëse që e ka bërë të qajë.

“Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht.

Më pas Troi ka thënë po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam”, tregoi Adrola.

loading…