Supë me thjerrëza dhe perime

Përbërsit:
1 gotë thjerrëza të kuqe
1 qepë mesatare, e grirë
1 kungulleshkë, e prerë në kubik
1 karrotë, e prerë në kubik
1 domate, e prerë në kubik
2 thelpinj hudhra, të grira
1 gjethe dafine
Kripë, piper të zi, Kumin, turmerik, piper të kuq
Majdanoz të freskët

Përgaditja:
Thjerrëzat i pastroni me ujë të rrjedhshëm dhe i kulloni.
•Ziejini thjerrëzat me 3 gota ujë dhe kripë për 20 minuta.
•Fërgoni perimet në një tigan, bashkë me erzat deri sa të fillojn të zbuten.
•Hidhni perimet te thjerrëzat, vazhdon zierja bashkë edhe 10 minuta tjera, shtoni ujë nëse ka nevoj.
•Hiqni fletën e dafines, rregulloni shijen me kripë dhe piper të zi.
•Shërbeni me majdanoz të freskët