Supë me kungull të verdhë

Kungujt e verdhë të vjeshtës janë ushqimi më i shëndetshëm që mund të hani këto ditë!

Përbërësit:

– 1 qepë
– 2 thelpinj hudhre
– 1 kungull i verdhë
– 100 ml pana e lëngshme
– 1 tufë kopër
– kripë dhe piper i zi
– gjalpë
– 1 gotë ujë

Përgatitja:

Skuqim qepën e grirë hollë në gjalpë derisa të zbutet, pastaj shtojmë kungullin e prerë në copa dhe hudhrat e grira dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë duke e përzier vazhdimisht.

Shtojmë kripë, piper, kopër dhe 1 gotë uji dhe e përziejmë me mikser deri sa të përftojmë një masë kremoze. E lëmë sërish të ziejë për 5 minuta./Me Shije/