Javë më parë Endrit Shala, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, ka përmendur që Sunny Hill Festival nuk do të mbahet më në Gërmi, por, në Qendrën e Panaireve në Bernicë.
E sot, përmes një statusi të bërë në faqen e tij në Facebook, Shala njoftoi se është nënshkruar marrëveshja me organizatorët e këtij festivali, që “Sunny Hill” të zhvendoset në këtë qendër.
Ai gjithashtu tha se Qendra e Panaireve njëra ndër investimet e shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon.
Statusi i plotë i Shalës, pa ndërhyrje:
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/posts/937250096636804







