Deklarimi

Sunak për sulmet në Jemen: Detyra jonë është të ruajmë lirinë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thënë se sulmet e përbashkëta të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe mbrëmë kanë shkatërruar “me sukses” objektivat Houthi në Jemen.

Kryeministri tha se tajfunet e Forcave Ajrore Mbretërore u përdorën në sulme dhe goditën vende specifike të Houthit, shkruan SkyNew.

“Sulmet e fundit mbi anijet e Britanisë së Madhe dhe ato ndërkombëtare janë të papranueshme”, tha ai.

“Është detyra jonë të mbrojmë jetët e pafajshme dhe të ruajmë lirinë”.

Sulmet u kryen si hakmarrje për sulmet e Houthve ndaj anijeve detare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ngushticën Bab al Mandab.

Grupi ka thënë se ka në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, por ato shpesh kanë pasur lidhje shumë të dobëta ose aspak me vendin.