Sunak gjatë takimit miqësor me Zelenskyn në samitin e G7: Ia dole

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka takuar personalisht presidentin ukrainas, Volodymyr në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë, i cili po mbahet në Hiroshima, Japoni.

I pyetur nëse ishte një ditë e mirë, presidenti ukrainas buzëqeshi, tundi kokën dhe tha ‘faleminderit’. Ndërkaq, Sunak ia ktheu me “Ia dole”.

Zelensky zbarkoi në Japoni më herët këtë mëngjes përpara bisedimeve të vështira në samitin e G7, raporton metro.co.uk.

Sunak më vonë ndau një imazh të dy liderëve duke u përqafuar dhe shtoi, “Ukrainë, ne nuk do të shkojmë askund”.

VIDEO

Sipas Ministrisë së Jashtme japoneze, Zelensky do të marrë pjesë në një seancë në lidhje me paqen dhe sigurinë së bashku me liderët e G7 dhe vendet e ftuara.

Vizita e tij në Japoni shënon të parën që nga tetori 2019 dhe të parën që nga pushtimi nga Rusia.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti për të informuar gazetarët mbi diskutimet, tha se Zelensky do të marrë pjesë në dy sesione të veçanta të dielën.

Sesioni i parë do të jetë vetëm me anëtarët e G7 dhe do të fokusohet në luftën në Ukrainë.

Sesioni i dytë do të përfshijë G7-n si dhe vendet e tjera të ftuara për të marrë pjesë në samit dhe do të fokusohet në ‘paqen dhe stabilitetin’.

Udhëheqësit botërorë janë përballur me një akt balancues në G7 në Hiroshima, ndërsa ata kërkojnë të adresojnë një sërë shqetësimesh globale që kërkojnë vëmendje urgjente, duke përfshirë ndryshimin e klimës, Inteligjencën Artificiale, varfërinë dhe paqëndrueshmërinë ekonomike dhe, mbi të gjitha, luftën në Ukrainë.