Britania e Madhe

Sunak falënderon ushtarët britanikë “që po e ruajnë paqen në Kosovë”

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka falënderuar “forcat brilante të armatosura” britanike përmes një videoje festive.

Në videon e postuar në X, Sunak tha se trupat britanike “na kanë bërë krenarë edhe një herë”.

Ai lavdëroi punën e tyre për të trajnuar trupat ukrainase, “duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Ukrainë” dhe “për ruajtjen e paqes në Kosovë”.