Suma: Me qenë në parti, duhet t’i dëgjosh, përndryshe të largojnë (VIDEO)

Rufki Suma, pas dy mandatesh, nuk do të jetë në krye të Komunës së Hanit të Elezit.

Të dy mandatet ai i ka fituar si kandidat i pavarur.

Në Doku n’Klan ai ka treguar se cilat janë të mirat e të qenit kryetar komune pa parti.

“Me qenë pjesë e partisë politike je i detyruar që ta dëgjosh shefin e partisë, nëse nuk e dëgjon, të largojnë nga partia, siç kemi raste në Kosovë”, është shprehur ai.