Sulmuesi, që refuzoi kombëtaren e Shqipërisë, lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë!

Sulmuesi shqiptar me orgjinë nga Kosova, i lindur në Zvicër, Shani Tarashaj, është duke u rikthyer pas lëndimit që pati vitin e shkuar. Futbollisti 23-vjeçar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës, pësoi një dëmtim vitin e shkuar, teksa kishte pak kohë që ishte huazuar nga Evertoni te Grasshopper në Zvicër. Për këtë arsye, Tarashaj kaloi gjysmën e sezonit duke u riaftësuar nga dëmtimi.

Futbollisti ka lënë pas lëndimin që pati në këmbë dhe tani po stërvitet intensivisht me ekipin e tij. Në Zvicër besojnë se Tarashaj do të jetë shpresa e madhe e sulmit të Grasshopper për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë lojtari ka folur për mediat duke deklaruar se tani është duke punuar për tu rikthyer sa më parë në fushë.

“Rikthimi kërkon pak më shumë kohë. Kam shumë për të bërë”-është shprehur Tarashaj, ndërsa shton se: “Po ushqehem shëndetshëm dhe stërvitem shumë. Ha pak ushqime që kanë dioksid karboni, konsumojë pak makarona dhe nuk ha bukë”-shprehet Tarashaj, duke treguar dietën ushqimore që po përdor për të humbur disa kilogram.

Tarashaj ka folur edhe për rikthimin te Grasshoper dhe dëmtimin që pësoi në fillim të sezonit. “Nuk ishte e lehtë për mua ajo periudhë. Unë kisha disa mundësi zgjedhje, por dëshiroja të kthehesha te Grasshoper. Këtu është një mjedis që e njoh dhe ndihem si në familjen time”-ka thënë sulmuesi. Ndërsa në lidhje me dëmtimin ai është shprehur: “Për fat të mirë, këtu kisha njerëz që më njihnin mirë. Isha në duar të sigurta”-ka thënë ndër të tjera Tarashaj.

Futbollisti me orgjinë nga Kosova pati një ftesë nga Gianni De Biasi, kur trajneri italian drejtonte përfaqësuesen tonë. Mirëpo në atë periudhë Tarashaj refuzoi ftesën, me argumentin se ishte shumë i impenjuar në klubin e tij. Koha tregoi, se Tarashaj më shumë se sa impenjimet me klubin, priste një ftesë nga përfaqësuesja e Zvicrës, ekip me të cilin kishte luajtur me moshat.