Bundesliga

Sulmuesi i Guineas vendos rekord të pabesueshëm golash në Bundesligë

Pakkush e kishte dëgjuar emrin e Serhou Girasi. Por sulmuesi i kombëtares së Guineas, po tregon ndeshje pas ndeshje me fanellën e Stutgartit se është një emër i cili do ët përmendte shpesh në të ardhmen.

Futbollisti 27-vjeçar është ai i cili po thyen çdo rekord golash në Bundesligë që në startin e sezonit, duke ndihmuar ekipin e Shtutgartit që të ngjitet në majën e klasifikimit. Sot, tre golat e tij i dhuruan fitoren skuadrës ndaj Wolfsburgut dhe e bënë atë rekordmenin e ri të Bundesligës.

Girasi ka shënuar deri tani 13 gola në vetëm 7 javë kampionat, shifër që nuk ka regjistruar askush më parë në historinë e këtij turneu, as emra të njohur që kanë qenë makineri golash si Gerd Myler, apo së fundmi Lewandowski e Haalaand.