Sulmon vjehrrit e saj, arrestohet një grua në Prizren
Një femër është arrestuar në Prizren, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Po në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.