Sulmon policët, arrestohet një person në Mitrovicë

Dje në Mitrovicë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23 :30, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli, me ç’ rast i dyshuari, ngasësi i një veture, duke mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç njofton Policia, ndaj të dyshuarit të arrestuar F. U. pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim te prokurorit te rastit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve policor.