Sulmon gruan me thikë

Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në stacionin policor Pejë.

Rasti është duke u hetuar.

loading…