Arrestohet një person në Gjilan pasi që kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, shkruan Ballkani.info.
Viktima raportohet se ishte në orar të punës.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë i PK-së:
Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.







