Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një sulmi fizik që i ka shkaktuar një zyrtari policor.
Mësohet se i arrestuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit. Më vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.







