Sulmoi të dashurën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar në Han të Elezit një person, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht një femër, shtetase të Shqipërisë, me të cilën është duke bashkëjetuar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.