Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:06 në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.