Mitrovicë

Sulmoi gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën dhe gruan e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor.

SULM/ Më 30.09.2023 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info