Lipjan

Sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte, arrestohet burri në Lipjan

Është arrestuar e më pas është dërguar në mbajtje një person në Lipjan, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua, me të cilën bashkëjetonte.

“DHUNË NË FAMILJE- Lipjan  14.10.2023 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”