Dhuna në familje

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton policia, një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.