Fushë Kosovë

Sulmoi fizikisht dy persona dhe më pas ia vuri zjarrin dhomës së tyre – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën një person në Fushë Kosovë.

Siç njofton policia, i dyshuari kishte sulmuar dy persona dhe po ashtu ai ka hedhur derivate në dhomën e tyre, duke ndezur zjarr.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar policia.

Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.