Sulmohet vetura që e shoqëronte presidenten e Republikës Serbe

Dje në Mostar, një person i panjohur ia ka bllokuar rrugën dhe ia ka shkëputur dritën rrotulluese një veture zyrtare të eskortës së presidentes së entitetit Republika Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zheljka Cvijanoviq.

Ministria e Punëve të Brendshme Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi se dje në Departamentin e Policisë së Mostarit, rasti i sulmit është denoncuar një polic i cili po shoqëronte presidenten e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq.

Oficeri i policisë i MPB-së së Republikës Serbe, i cili shoqëronte njërën nga tri presidentet e Bosnjë dhe Hercegovinës, raportoi rastin e sulmit që kishte ndodhur në autostradë, në afërsi të qytetit Bishçe Polje.

“Me atë rast, një person i panjohur me veturë Hyundai ua ka bllokuar rrugën dhe ia ka shkëputur dritën rrotulluese automjetit zyrtar dhe e ka hedhur atë në rrugë”, ka thënë MPB-ja e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Për incidentin është njoftuar prokurori kompetent dhe Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore të BeH.