Sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve në Ukrainë, vritet konduktori

Një tren pasagjerësh në rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse të dielën.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës, raporton CNN.

Konduktori u vra, ndërsa një punonjës tjetër u dërgua në spital me lëndime kur treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk.

Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

Kompania thotë se “po bën çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion.

Në orët e para të së dielës, forcat ruse kanë sulmuar edhe aeroportin Ivano-Frankivsk në Ukrainë dhe bazën ushtarake në Lviv.