Një femër është sulmuar seksualisht nga një mashkull dje në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u trajtuar.

“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën kosovare. Njësitet policore kanë trajtuar rastin, përderisa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.