Sulmohet punëtori i KEDS-it gjatë detyrës zyrtare në Ferizaj

Sot është sulmuar një punëtor i KEDS-it derisa ishte gjatë kryerjen së detyrës zyrtare në Ferizaj.

Kështu kanë njoftuar nga KEDS përmes një reagimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Sot, nga persona të pandërgjegjshëm është sulmuar një nga punëtorët tanë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Distriktin e Ferizajit. Ekipa jonë menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka shoqëruar për në stacion njërin nga sulmuesit.

Veprimet e tilla janë të papranueshme.

KEDS dënon fuqishëm këtë akt, dhe kërkon nga organet përkatëse të merren me rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar në mënyrë që raste të tilla të parandalohen.