Dje në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka ndodhur një incident, pasi një grup shqiptarësh kanë sulmuar një qytetar të komunitetit serb, dhe si pasojë ky i fundit ka pësuar disa lëndime të vogla.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në Lagjen e Boshnjakëve.
Viktima pas sulmit ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Zelko Bojic, i ka thënë Radio Kontankt Plus se ishte një incident shumë i vogël.
Ky incident ndërkohë është raportuar edhe në në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.
“Rr. “Nemanjina”, Mitrovicë 22.01.2019-15:15. Viktima mashkull K/Serb i moshës së mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.







