Një rast i tmerrshëm është raportuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës.
Policia e ka arrestuar një të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes, e cila e shqetësuar nga situata, ka tentuar të bëj vetëvrasje duke përdorur preparate higjienike.
“Prishtinë 12.02.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
VIDEO BONUS: Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit







