Sulmohet në veturë, lëndohet një femër e mitur

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se derisa ishte duke drejtuar vetyurën e tij ku bashkë me të ishin dy viktima-femra, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar ku lëndime trupore ka pësuar e mitura.

Të njëjtit me mjete të forta e kanë dëmtuar veturën.

Viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.