Sulmohet fizikisht një person në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për sulm ndaj një personi tjetër në Mitrovicën veriore.

Viktima dhe i arrestuari kanë qenë të dy shtetas kosovarë, ndërsa ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Vardarska”.

Sipas raportit të policisë, viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar, i cili ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është ndaluar deri në këndellje”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar.