Sulmohet fizikisht një doktor në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Sot rreth 19:00 gjatë orarit të punës është sulmuar fizikisht doktori V.R. në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Klinës

Kjo e fundit tregon se sulmi fizik kundrejt doktorit ka ndodhur para pacientëve, nga familjaret e pacientit që ka qenë duke u trajtuar ne Emergjencë.

“Prandaj ju bjme thirrje të gjithë atyre duke filluar nga MSH,,Gjykatat e prukororia, por edhe nga sindikata dhe oda e mjekeve ti reagojne dhe ti denojnë këto akte qyqare ndaj nesh”.

“Personeli shëndetesor i QKMF ” Nenë Tereza” paralajmron për nesër 1 ore proteste para institucionit të QKMF-së. Me respekt, Drejtoria e QKMF-se”, thuhet në reagimin e QKMF-së në Klinë.