Sulmohet drejtori i Urbanizimit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i Urbanizimit në Komunën e Vushtrrisë është sulmuar fizikisht.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje, në orën 14:15.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 12.11.2021 – 14:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.