Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan, Borrelli: Kjo përbën shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës
Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se është sulmuar ambasadori i BE-së në rezidencën e vet në Sudan.
Borrell, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.
Ai shtoi se siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze.
“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell.