Sulmohen seksualisht dy të mitura në Kamenicë

Policia e Kosovës njofton se janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar burra, nën dyshimin se i kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Rasti ka ndodhur më 1 shtator në Kamenicë, rreth orës 00:10.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra kosovare (të mitura)”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë lirar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.