Sulmohen policët në Fushë-Kosovë

Një incident mes disa personave dhe zyrtarëve policorë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas zëdhënësit, rreth orës 19:40, derisa patrulla e Policisë ishte duke u marrë me një rast të aksidentit të trafikut, persona të përfshirë në aksident kanë sulmuar disa zyrtarë policorë.

“Njësitet policore me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e përfshirë në rast i kanë dërguar në mbajtje. Për informacione shtesë mund të ju informojmë pas përfundimit të procedurave policore”, ka thënë Baki Kelani për kallxo.com.