Sulmi terrorist në xhaminë e Zelandës se Re, flet imami Shefqet Krasniqi

Sot Zelanda e Re u trondit nga sulmi makabar terrorist ku mbetën të vrarë 49 persona në xhaminë AL Noor në Christchurch.

Këtë masakër e kreu 28 vjeçari me kombësi australiane Brenton Tarrant i cili i vrua me pushkë automatike besimtarët që kishin shkuar t’i kryenin ritet fetare në këtë xhami.

Terroristi para se ta kryente veprën, ishte siguruar që gjithçka të jetë e rregulluar mirë me kamera, pasi që ngjarja u transmetua direkt në internet. Këtë video, nuk e la pa e parë edhe imami i njohur kosovar dhe njohësi i fesë islame, Shefqet Krasniqi.

Për Ballkani.info teologu Shefqet Krasniqi e denoi këtë akt mizor, ndërkaq shtoi se terrorizmi nuk njeh ngjyrë racë fe dhe identitet.

“Terrorizmi është terrorizëm, dhe nuk njeh as racë as fe”, tha Krasniqi.

Krasniqi për më tepër tha se sulmi i australianit është dëshmi e fort se terrorizimi në botë nuk po vjen vetëm nga Islami.

“Më së paku terrorizmi, identifikohet me fenë islame. Ka individ ndoshta që thirren që janë mysliman e vrasin njerëz në emër të fesë”, theksoi ai për Ballkani.info.

Australiani, sipas njohësit të fesë duhet t’iu hap sytë liderëve të ndryshëm që ndaj myslimanëve mos të krijojnë paragjykime dhe mos t’i identifikojnë me terrorizëm.

“Nuk e di çka e ka shtyrë të bëjë një gjë të tillë, por ai kishte urrejtje të madhe kundër myslimanëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se vrasësi Brenton Tarrant me sheriat, apo me fe, lejohet të ekzekutohet ndërkaq në botën e amshueshme, e presin gjykime të tjera. /Ballkani.info/