BE

​Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në plenaren e dytë të tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula.

Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.

“Me kërkesën tonë, PE do të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë në plenaren e dytë të tetorit. Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai.