Sulmi terrorist në Londër, momenti kur policia qëllon mbi agresorin

Një burrë ende i pa identifikuar është vrarë në Londër pasditen e sotme. Ai ishte i armatosur me një thikë të madhe dhe para se të qëllohej për vdekje nga policia, kishte plagosur me të disa persona në rrugë.

Ndërkohë kalimtarët e rastit kanë filmuar edhe momentin kur policë civil qëllojnë mbi terroristin duke e lënë të vdekur mbi trotuar.

Brenda pak sekondash zona mbushet me forca të shumta policie. Terroristi kishte lidhur rreth trupit edhe një jelek që ngjante me pakot e eksplozivit që përdoren për sulmet kamikaze. Ndërkohë një ambulancë ka shkuar në zonë për të marrë viktimën.