Policia e Kosovës

Sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla e Hoxha mbajnë sot konferencë për medie

Policia e Kosovës ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshmë të Policisë, Gazmend Hoxha, do të mbajnë konferencë për medie.

Kjo konferencë për medie është thirrë për zhvillimet e fundit pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas njoftimi, konferenca do të mbahet në ora 15:00 në Drejtorin Rajonale në Mitrovicë të Jugut.

“Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00.”

“Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftim.