Sulmi seksual ndaj Mrika Nikçit, kërkohet t’i vazhdohet paraburgimi të dyshuarit

Të dyshuarit për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi pritet t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B.”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Alpinistja Mrika Nikçi u sulmua seksualisht më 27 shtator, në orën 20:50, në qendër të qytetit te Pejës, derisa po ecte rrugës.

Për të dyshuarin me inicialet F.B, aplipinistja kosovare pati thënë se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.

Nikçi pasi kishte raportuar rastin në polici, më pas pati publikuar edhe pamjet në llogarinë e saj në Facebook./Reporteri.net/