Donald Trump ka thënë që ShBA-të janë të gatshme për t’iu përgjigjur sulmeve me dronë në fasilitetet e naftës në Arabi Saudite, duke shtuar edhe se Amerika e di kush qëndron prapa tyre.
Presidenti amerikan shkroi në Twitter të dielën në mbrëmje se “kishte arsye për të besuar se kush ishte keqbërësi” prapa serisë së sulmeve në fasilitetet Abqaiq, që është impianti më i madh në botë i përpunimit të naftës.
Sulmet ndërprenë më shumë se gjysmën e prodhimit të naftës në mbretërinë saudite duke ndikuar furnizimin global me këtë produkt, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Trumpi po ashtu tha se po presin edhe përgjigjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite në atë se kush besonin se shkaktoi sulmin dhe se si t’i përgjigjeshin asaj.
Herën e parë presidenti nënkuptoi për një përgjigjje ushtarake të Amerikës kundrejt këtij sulmi.
Çmimet e naftës u rritën menjëherë pas këtij sulmi duke shënuar pikën më të lartë në gjashtë muaj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi dje se Irani qëndronte pas këtyre sulmeve. Edhe aleati i ngushtë i Trumpit, senatori Lindsey Graham, e kishte bërë fajtor Iranin madje duke sugjeruar një sulm ushtarak që do t’ia thyente shpinën regjimit iranian.







