Sulmi në depon e naftës në Belgorod, Moska hap hetim penal ndaj Ukrainës

Komisioni Hetimor Rus ka hapur hetim penal për “sulmin terrorist nga forcat e armatosura ukrainase” në depon e naftës në Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën, shkruan la repubblica.

Dy helikopterë ushtarakë ukrainas sulmuan depon e naftës në qytetin rus në Belogord. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, pasi kaluan kufirin në një lartësi relativisht të ulët.

Tetë cisterna me karburant u përfshinë nga flakët në depon e naftës.