Policia austriake ka konfirmuar se autori i të shtënave ka vdekur, por ende nuk ka publikuar identitetin e tij.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave lokale, i dyshuari është një ish-student 22 vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se i dyshuari tashmë i vdekur ka hyrë në shkollë me dy armë, gjë që mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet.

Nga këto të shtëna deri tani bëhet e ditur se 10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.