Shkelzen Sopjani

Sulmi ndaj Policisë e KFOR-it, Sopjani: Parahyrje e asaj se çka po përgatitet në ditët ne vijim

Njohësi i sigurisë, Shkelzen Sopjani ka deklaruar se sulmi i sotëm ndaj patrullës së Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Leposaviq është një parahyrje e asaj çka po përgatitet në ditët në vijim.

Sopjani më tej tha se kjo po bëhet me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë në atë pjesë të vendit, shkruan teve1.info.

“Në përgjithësi kjo e fundit me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës dhe e pamë një qytetarë sipas të gjitha gjasave në ndikim të alkoolit i cili ka sulmuar patrullën e Policisë së bashku me ushtarët e KFOR-it dhe për mua kjo është një parahyrje e asaj se çka po përgatitet dhe çfarë kilme po përgatitet në ditët në atë pjesë në mesin e së paku një pjesë të popullsisë serbe të asaj pjese. Pra se çka po diskutohet prapa perdeve me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë në atë pjesë pasi që siç e kemi pa do të totë krejt këto që po i shohim janë me qëllim të mbajtjes së një situate destabile apo një situate të brishtë të sigurisë në atë pjesë dhe krejt kjo nën orkestrimin e qeverisë serbe, pra Serbisë”, tha Sopjani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Derisa theksoi se janë disa pjesë në Komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut që historikisht janë treguar sit ë dhunshme dhe të gatshme për thirrjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për destabilizim të situatës.

“Janë disa pjesë të komunës së Leposaviqit dhe Zubin Potokut që njihen historikisht, janë tregu se janë të dhunshme dhe janë të gatshme me i dalë argat thirrjeve të Vuçiqit dhe politikave të tij, me qëllim të destabilizimit të situatës në atë pjesë”, shtoi ai.

Ndryshe sot Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ka sulmuar me shishe xhami patrullën e Policisë dhe KFOR-it amerikan në rrugën e fshatit Miokovicë në Leposaviq.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.